Sport
Arlind Ajeti dhe Naser Aliji pajisen me pasaportë shqiptare
Dy futbollistët në Zvicër, Arlind Ajeti dhe Naser Aliji, tashmë edhe zyrtarisht mund ta veshin fanellën e Shqipërisë.
21-vjeçari Arlind Ajeti, i cili është aktivizuar në dy miqësoret me Francën dhe Italinë, është pajisur me pasaportë shqiptare, duke bërë realitet një ëndërr të fëmijërisë.
“Kam qenë në këtë stadium (Qemal Stafa) bashkë me babain tim duke ndjekur kombëtaren. Që në fëmijëri e kam pasur ëndërr të vesh fanellën kuq e zi dhe tani këtë ëndërr e kam bërë realitet”, ka thënë për mediet në Tiranë Arlind Ajeti.
Mbrojtësi i Bazelit tha se duhet të punojë shumë për të zënë një vend në formacionin e Shqipërisë, pasi konkurrenca te kuqezinjtë është shumë e fortë.
“Unë do të jap 100% në stërvitje në ndeshje nëse do të më jepet mundësia. Sigurisht që do të jetë trajneri ai që vendos nëse do të luaj. Unë do të jem i gatshëm në çdo moment për të dhënë maksimumin për skuadrën”, tha Ajeti.
Sipas tij, talentet shqiptare që kanë mundësi të luajnë për Zvicrën apo për përfaqësuese të tjera evropiane “duhet ta kuptojnë se askund nuk do t’i përjetojnë emocionet që të jep fanella kuq e zi, prandaj u them që nuk duhet të hezitojnë për të pranuar ftesën për të luajtur me Shqipërinë”.
Arlind Ajeti është grumbulluar rregullisht në përfaqësueset e moshave të Zvicrës nga U-17 deri U-21, ndërsa nga 2011 është pjesë e ekipit të parë të Bazelit, ku është aktivizuar në 44 takime dhe ka shënuar 1 gol.
Kombëtarja shqiptare do të ketë në dispozicion edhe lojtarin tjetër nga Zvicra që është me origjinë nga Kosova.
Bëhet fjalë për Naser Aliji, i cili është pajisur me pasaportën shqiptare nga presidenti i Shqipërisë, Nishani.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












