Kosova
Ariu sulmon një skiator danez në zonën e Malit Sharr
Ngjarja ka ndodhur në territorin e Maqedonisë së Veriut
Sot rreth orës 10:45, në zonën e Jellakut të Malit Sharr, një ari ka sulmuar një turist danez, i cili së bashku me një grup skiatorësh kanë marrë pjesë në të ashtuquajturën “free ride” (jashtë pistës për skijim) në afërsi të Kodrës së Diellit, përcjell albinfo.ch.
Ariu ka lënduar këmbët e skiatorit duke e kafshuar dhe gërvishtur. Ekipi mjekësor i emergjencës nga Tetova e kanë transportuar skiatorin e lënduar në spitalin e Tetovës, ku do të konstatohet më tej ashpërsia e lëndimeve.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, është drejtuar në Kodrën e Diellit, nga ku do të japë deklaratë dhe detaje nga kjo ngjarje.
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












