Lajme
Ariu “arratiset” nga avioni në aeroportin e Dubait

Tentativa e autoriteteve irakiane për të kënaqur egon e kryeministrit të tyre Mohammed Shayya’ Sabbar al Sudani, duke i sjellë një ari për ta mbajtur në pallatin e tij në Bagdad, ka dështuar me sukses.
Ariu që ndodhej brenda një kafazi në një avion që fluturonte nga Dubai për në kryeqytetin irakian me një avion të “Iraqi Airways”, çuditërisht është “arratisur”.
Kompania ajrore pretendon se nuk janë ata fajtorë për arratisjen e ariut nga kafazi i tij teksa avioni priste të ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait të premten.
Por, raportimet e mediave sqarojnë se kryeministri i Irakut është “tërbuar” pasi mori vesh lajmin duke urdhëruar një hetim mbi mënyrën se si ariu iku nga kafazi.
Lideri irakian tani kërkon të dijë se kush është përgjegjës për nxjerrjen e ariut të tij nga vendi ku imbarkohen bagazhet në avion, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
Sa i përket fluturimit në fjalë, ai u vonua pasi autoritetet dërguan specialistë për të qetësuar kafshën dhe për ta hequr atë nga avioni.
Një videoklip që qarkullon në mediat sociale tregoi kapitenin e avionit duke u kërkuar falje pasagjerëve për vonesën e ngritjes të së premtes për shkak të çështjes së ariut.
Linja ajrore tha se ariu po transportohej nga Bagdadi në Dubai, por një zyrtar i Iraqi Airways, duke folur në mënyrë anonime, konfirmoi se ariu po transportohej në drejtimin e kundërt, pra drejt kryeqytetit irakian.
Mbajtja e kafshëve grabitqare si kafshë shtëpiake në Irak – veçanërisht në Bagdad – është bërë e njohur në mesin e të pasurve dhe autoritetet kanë luftuar për të zbatuar dispozitat ligjore për të mbrojtur kafshët e egra.
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, më i ngarkuari në botë për udhëtime ndërkombëtare, nuk pranoi të komentojë rastin.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri