Integrimi
Arianit Preçi, shkencëtari shqiptar i teknikave të udhëtimit kozmik

Arianit Preçi është një emër i ri shqiptari nga Gjermania që ka arritur rezultate të dalluara në një fushë pothuaj të pashkelur më parë nga shqiptarët: ai është diplomuar dhe së fundi edhe ka doktoruar në lëmin e studimeve të Hapësirës Ajrore dhe Teknikës së Udhëtimit Kozmik
Arianiti, i lindur në Kosovë, i është bashkuar familjes në Gjermani si nxënës i fillores. Pasi e ka kryer gjimnazin dhe maturën në Bailingen në vitin 1997, ai vazhdon studimet për Hapësirën Ajrore dhe Teknikat e Udhëtimit Kozmik, në Universitetin e Stutgartit. Nga viti 2002-2003, ishte në ushtar në Bundeswerin gjerman dhe pjesëtar i NATO-s me vendqëndrim në Maqedoni. Pasi e kreu shërbimin ushtarak, në vitin 2004, iu kthye përsëri studimeve, me ç’rast e kishte në prioritet aspektin praktik, duke e absolvuar atë jashtë vendit, në Izrael, (Technion-Israel Institut of Technology). Dhe pas një pune sistematike dhe studimi të mirëfilltë, në vitin 2005, e merr Diplomën- Inxhinier për Hapësirën Ajrore dhe Teknika të Udhëtimit Kozmik.
Që nga viti 2005-2012, Arianiti bëhet bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Udhëtimeve Kozmike në Universitetin e Shtutgartit, ku ishte dhe menaxher i studimeve. Dhe nga viti 2013, ai merret me shkencën e këtij profili. Konkretisht ai punon në Deutschezentrum für Luft und Raumfahrt (DLR) Institut für Aerodynamik und Strömungstechnik, Abteilung für Über- und Hyperschaltechnologien, Köln.
Arianiti i qaset me vullnet studimit dhe punës shkencore. Ambicia e tij që një ditë të bëhet shkencëtar ishte e kamotshme. Dhe, një ditë ai ia doli. Me shumë sukses më 30.06.2014, e mori titullin doktor shkencash në temën: VARIABLE MODELLIERUNG HOCHEN THALPER GASSTRÖMUNGEN IM THERMOCHEMISCHEN NICHTLGEICHGEWICHT MI T ANWENDUNG AUF DEN MARSEINTRITT (Modelimi Variabil i Rrymimeve me Eutalpi të fortë në dezekuilibrin Termokimik me Aplikim në hyrjen e Atmosferës së Marsit). Arianiti tregoi një sukses të jashtëzakonshëm duke mbrojtur temën e doktoraturës me një vlerësim shumë të lartë.
Lënda të cilën e trajton Arianiti në studimet e kësaj fushe shkencore, e ka shtuar dhe një zbulim të ri në shkencën e aeronautikës, posaçërisht në fushën e zbulimit në hyrjen e Atmosferës së Marsit.
Arianiti punësohet në Shtutgard, duke dashur të kultivojë eksperiencën e tij në këtë lëmi shkencore, që është kërkesë e domosdoshme në këtë vend dhe në çdo mes tjetër shoqëror.
Arianiti i takon moshës ende të re, është një djalosh i thjeshtë por me mendime të shëndosha, pikëpamje të formuara, me aftësi dhe ide të guximshme, që është cilësi dhe karakteristikë te njerëzit e rrallë. Edhe më herët dhe gjatë studimeve, por edhe tani në këtë periudhë kohe, kur Arianiti e merr titullin shkencor në Gjermani, ai nuk largohet edhe nga aktivitetet e ndryshme atdhetare. Ndjek me kureshtje lëvizjet dhe frymëmarrjen e diasporës si edhe fatin e njerëzve të vet në atdhe.
Diaspora shqiptare e shpërndarë në perëndim dhe gjetiu, ka plot të rinj, që sot kanë avancuar në lëmi të ndryshme, shkencore, për të cilët ka nevojë, jo vetëm rrethi ku jetojnë e veprojnë, por edhe atdheu i tyre.
Biografi
Arianit Preçi, është i lindur në vitin 1976 në Prishtinë, nga babai Lekë dhe nëna Marie, me prejardhje nga fshati Doblibare (Balldrin), nga komuna e Gjakovës.
Babai i Arianitit, Leka, punoi një kohë të gjatë si arsimtar i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Obiliq, dhe pas një kohe, në marrëveshje me Ministrinë e Arsimit në mes Kosovës dhe Gjermanisë, vendoset në Albstadt të Stutgartit, për t`i mësuar fëmijët e diasporës shqiptare në mësim plotësues. Arianiti dhe pjesa tjetër e familjes i bashkohen atij më vonë.
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Vjena heq bonusin e trajnimit për përfituesit e ndihmës sociale Autoritetet e kryeqytetit austriak kanë njoftuar se nga data 30 qershor, do të eliminohet bonusi mujor...
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?
-
Ekstremi i djathtë në Austri përpiqet të shfrytëzojë tragjedinë në Graz për përçarje dhe urrejtje
-
Austri: Sa po zbatohet vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla?