Ardian Bujupi, romancë me kolegen valltare?
Pika e tij e vallëzimit mori shumë telefonata dhe kështu Ardiani u kualifikua si më i miri, për një raund më tej
Ai nuk ka qenë i suksesshëm vetëm në shoun DSDS. Ardiani po tregon vlerat e veta edhe ne vallëzim, në shoun e vallëzimit “Let`s dance!” në RTL. Ndonëse në javët e kaluara Ardiani linte për të dëshiruar, të mërkurën që shkoi asi mori vlerësime të mira nga juria.
Dhe jo vetëm kaq: pika e tij e vallëzimit mori shumë telefonata dhe kështu Ardiani u kualifikua si më i miri, për një raund më tej.
Atë e ka ndihmuar sigurisht edhe përvoja dhe shkathtësia e parteres së tij, vallëzueses Katia Kalugina. Dhe kur është fjala te valltarja, duhet thënë se po pëshpëritet se në mes tyre tashmë ka diçka më tepër se kolegialiteti në skenë… Të presim!
Vetëm dy ditë pas shout të lodhshëm të RTL-it në Köln, të premten ai performoi dhe madje shkëlqeu, edhe në PM Untermetungen, shkruan meinheimat.de. Ky shou kishte tërhequr shumë të rinj të cilët Ardiani me shumë talentete e tij, nuk i zhgënjeu.
Ai e ka ngritur temperaturën në lartësi të mahnitshme, duke bërë për vete gjithë publikun. Dhe sidomos, pjesën femërore të tij, që ka pritur në radhë për të marrë një fotografi me idhullin e ri. Ardiani tashmë ka fituar epitetin e maços së parezistueshëm.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










