Lajme
Ardhja e ministrit grek Kotzias pritet me protesta nga çamët
Shefi i diplomacisë greke tha se nuk ekziston çështja çame, dhe kërcënoi me veto integrimin e Shqipërisë në BE. Por, liderët shqiptarë thonë se çështja çame ekziston
Ardhja në Shqipëri e ministrit grek të Jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias, do të pritet me protesta nga Shoqata Çamëria, e cila kërkon që çështja çame të zgjidhet nga shteti grek. Kotzias do të qëndrojë dy ditë në Tiranë në një vizitë zyrtare ku do të takohet me krerët e shtetit dhe do të diskutohet për çështjet pezull mes dy vendeve.
Shefi i diplomacisë greke tha se nuk ekziston çështja çame, dhe kërcënoi me veto integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në rast se nuk zbaton parimet e BE-së.
Shoqata Çamëria e quan absurd reagimin e sotëm të Ministrisë së Jashtme të Greqisë dhe thekson se çështja çame ekziston, dhe ajo duhet të zgjidhet. Këtë e ka thënë dy ditë më pas edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama se çështja e Çamërisë është e hapur me shtetin grek.
Ndërsa përfaqësuesi i partisë çame në Shqipëri (PDIU), Shpëtim Idrizi u shpreh për mediat se ka ardhur koha që të “ndahen gjërat: Shqipëria është vend mik apo armik për Greqinë”.
“Ka të moshuar që nuk mund të shkojnë dot të shohin vendin ku kanë lindur. Vetëm Greqia mund ta bëjë këtë. Ata kanë frikë nga 80-vjeçarët e Çamërisë. Ju garantoj se çështja çame është çështje e drejtë dhe e të gjithë shqiptarëve. Nuk e dimë ende nëse jemi në luftë apo paqe me Greqinë. Këto gjëra duhen zgjidhur me dialog”, deklaroi Idrizi.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias, tha se mes dy vendeve nuk ka luftë. Sipas tij, nëse pala shqiptare, ka dyshime për këtë, mund të ngrihet një grup i përbashkët, i cili do të japë një përgjigje përfundimtare.
“Greqia beson se me deklaratën e kryeministrit në vitin 1987, ne nuk jemi në luftë. Marrëveshja në vitin 1996 është e vërtetë. Integrimi i Shqipërisë në NATO dhe perspektiva në BE na bën miq dhe partnerë. Nëse ekzistojnë dyshime nëse jemi apo jo në gjendje lufte, do të kemi një angazhim të përbashkët dhe do të kemi rezultate të kënaqshme”, tha ai.
Ndërsa në lidhje me çështjen çame, Kocias tha se ka një ndryshim në mënyrën se si perceptohet ajo nga dy vendet.
“Kemi një grup çamësh që jetojnë në Shqipëri. Unë uroj që ky grup të kenë përfitimet nga integrimi i Shqipërisë në BE. Janë disa çamë të vjetër kristianë të myslimanizuar të 1911-s, të cilët janë grekë. Ekzistojnë disa çamë që bashkëpunuan me pushtuesin gjerman, të cilët u dënuan nga gjykatat greke në bazë të ligjeve dhe në ndryshim nga njerëz të tjerë që jepnin llogari në Evropë, u larguan nga vendi dhe nuk u ekzekutuan”, tha ai.
Duke mbetur te çështja çame, ministri i Jashtëm shqiptar tha se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale, por pret vendosjen e drejtësisë së munguar.
“Çështja çame është pjesë e kapitullit që e ka origjinën në Luftën e Dytë Botërore. Jemi vende fqinje dhe është normale të kemi lexime të ndryshme, besojmë se një trajtim realist do të zbuste tonet nacionaliste dhe të vendoste drejtësinë e munguar. Nuk bëhet fjalë për pretendime territoriale. Shqipëria nuk ka asnjë lloj pretendimi territorial”, tha Bushati.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













