Shqipëria
Arbër Çekaj shpallet në kërkim ndërkombëtar për kokainën
Ai rezulton se është larguar nga Shqipëria tre ditë para sekuestrimit të ngarkesës me kokainë në magazinat e tij në portin e Durrësit
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka mbështetur kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dhënë masën e “arrestit me burg në mungesë” për pronarin e shoqërisë “Arbri Garden” i cili kishte porositur kontenierin me banane nga Kolumbia e në të cilën u kapën me 613 kg kokainë me vlerë tregu 180 milionë euro.
Me marrjen e këtij vendimi policia e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Arbër Çekaj i cili rezulton se është larguar nga Shqipëria tre ditë para sekuestrimit të ngarkesës me kokainë në magazinat e tij në portin e Durrësit.
E Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka komentuar për herë të parë kapjen e 613 kg kokainë në Shqipëri. Duke qenë se ai vete personalisht kishte folur për kapjen e peshqve të mëdhenj nisur nga janari, televizioni “News e 24” e ka pyetur: A mund të konsiderohet peshk i madh, Arber Cekaj, pronari i kompanisë ku u gjet lënda narkotike? E ambasadori është përgjigjur: “Arbër Cekaj nga çdo këndvështrim është peshk i madh”.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











