Integrimi
Arba Kokalari e lumtur, pasi siguroi një ulëse në Parlamentin Evropian
“Faleminderit të gjithëve që më kanë përkrahur mua dhe partinë”, është shprehur ajo
Të dielën janë zhvilluar zgjedhjet në Parlamentin Evropian në 21 shtete, duke përfunduar kështu zgjedhjet në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
750 deputetë do të zgjidhen në Parlamentin Evropian. Në mesin e tyre pritet të jetë edhe një shqiptare. Kjo është Arba Kokalari, shkruan albinfo.ch.
Ajo jeton në Suedi dhe ka arritur që të sigurojë një ulëse në Parlamentin Evropian, një sukses i jashtëzakonshëm për të, dhe mbarë shqiptarët.
Partia e saj ka siguruar katër ulëse dhe në mesin e tyre është edhe Arba Kokalari, shkruajnë mediat vendase në Suedi.
“Faleminderit të gjithëve që më kanë përkrahur mua dhe partinë”, është shprehur ajo, shkruan tutje albinfo.ch.
Arba Kokallari u lind në Tiranë më 27 nëntor 1986. Partitë Popullore Evropiane, janë sërish grupi më i madh në PE, pavarësisht faktit se në këto zgjedhje humbën një numër të konsiderueshëm të ulëseve.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz











