Lajme
Arabia Saudite ua ndalon pelegrinazhin 120 mijë personave
Drejtoria e forcave arabe të sigurisë, thotë se këta 120 mijë persona nuk mund ta kryejnë haxhin, sepse nuk kanë pasur leje për pelegrinazh
Arabia Saudite ua ka ndaluar hyrjen në qytetin e Shenjtë të Mekës më shumë se 120 mijë personave të cilët ishin nisur për të kryer pelegrinazhin e haxhit. Këta perona ishin ndalur gjatë kontrollit në gjashtë pika të posaçme të vendosura afër Mekës, me arsyetim se ata nuk kishin pasur leje për të kryer haxhin.
Drejtoria e forcave të sigurisë thotë se këta 120 mijë persona nuk mund ta kryejnë haxhin, sepse nuk kanë pasur leje për një gjë të tillë.
Ndryshe, janë forcuar kontrollet e sigurisë gjatë pelegrinazhit, ndërsa në njoftimin theksohet se janë marrë edhe 61.600 automjete të cilat nuk kanë pasur leje që të hyjnë në rajonin ku kryhet haxhi.
Me qëllim të evitimit të rrëmujës dhe situatave tjera të ngjashme në periudhën e kryerjes së haxhit, Arabia Saudite nga hanxhinjtë e ardhshëm nga jashtë vendit kërkon vizë të posaçme, ndërsa nga të huajt dhe banorët në këtë vend, kërkon leje të posaçme. Në Arabinë Saudite jetojnë rreth dhjetë milionë të huaj, ndërsa ata që jetojnë në këtë vend çdo pesë vite mund të marrin leje për kryerjen e haxhit.
E-Diaspora
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













