Bota
Arabia Saudite lejon gratë të vozisin
Arabia Saudite ka njoftuar se do t’i lejojë gratë që të vozisin, duke i dhënë fund një ligji që ishte bërë simbol botëror për shtypje të grave në këtë mbretëri.
Ndryshimi, i cili hyn në fuqi në qershor të vitit të ardhshëm, u njoftua përmes mbretërisë në një transmetim direkt në televizionin shtetëror dhe në disa media tjera, përcjell albinfo.ch.
Vendimi ka theksuar se dëmi më i madh nga moslejimi i grave që të vozisin i është bërë reputacionit ndërkombëtar të mbretërisë dhe shpreson se kjo do të rregullojë marrëdhëniet ndërkombëtare.
Trump përshëndet vendimin e Arabisë për lejimin e grave që të ngasin veturat
Mbreti saudit Salman, ka lëshuar një dekret, sipas të cilit gratë lejohen që të ngasin, e që është hera e parë që diçka e tillë ndodh në vend. Mbretëria e Gjirit ishte shteti i vetëm në botë, i cili nuk i lejonte gratë të ngisnin veturë. Në rast se do të ziheshin duke ngarë, ato rrezikonin të arrestoheshin.
E, lëvdata për këtë veprim Arabia Saudite ka marrë brenda vendit dhe jashtë. Madje, presidenti amerikan reagoi duke thënë se është hap pozitiv drejt promovimit të të drejtave të grave. Urdhri mbretëror ndërkaq do të fillojë të zbatohet nga 24 qershori 2018.
Grupe të ndryshme të të drejtave të grave me vite të tëra kanë udhëhequr fushata që grave t’u mundësohet të ngasin, e madje disa edhe ishin arrestuar duke e shkelur këtë ndalesë. Shkaku i ligjit shumë familje duhej të punësonin ngasës privatë për të ndihmuar në transportin e grave.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












