Lajme
Apple u bindet rregullave të BE-së, iPhone i ri me karikues USB-C
iPhone i ri i Apple me shumë gjasa do të ketë një portë për fisha USB-C, kur të prezantohet më 12 shtator.
Aktualisht, celularët e kësaj kompanie përdorin adaptorin Lightning, ndryshe nga rivalët, si Samsung.
Një ligj i Bashkimit Evropian kërkon që prodhuesit e celularëve të miratojnë një portë të përbashkët karikimi brenda dhjetorit të vitit që vjen për të kursyer paratë e konsumatorëve dhe për të ulur mbetjet.
Shumica e produkteve të reja të Apple, si iPad-ët e fundit tashmë përdorin USB-C, por kompania kishte argumentuar kundër rregullave të BE-së.
Kur u prezantua në shtator 2021, një përfaqësues i Apple tha për BBC News: “Rregullorja e rreptë që detyron vetëm një lloj lidhësi mbyt inovacionin në vend që ta inkurajojë atë, gjë që nga ana tjetër do të dëmtojë konsumatorët në Evropë dhe në mbarë botën”.
Adaptorët nga Lightning në USB-C janë tashmë të disponueshëm nga markat e tjera të elektronikës, përfshirë Amazon, kurse të gjithë iPhone, që nga iPhone 8 që u lansua më 2017, kanë mbështetur karikimin wireless.
Meqenëse iPhone 14 aktual tani duket të jetë pajisja e fundit e Apple që e përdor ekskluzivisht adaptorin Lightning, kjo mund të shënojë fillimin e fundit të lloj të tij./cnn
E-Diaspora
-
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” Një artikull kritik dhe motivues për institucionet arsimore të hapësirës gjuhësore e kulturore shqiptare, që ato... -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë -
Ky është programi zyrtar i festivalit “Tri Net Film Fest” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










