Lajme
Apple prodhon smartfonë me ekran vetëriparues
Sipas informacioneve të fundit, thuhet se Apple ka të ngjarë të jetë duke punuar në një iPhone të palosshëm, me një ekran të ‘pashkatërrueshëm’, të bërë nga plastika e lakueshme.
Siç shkruhej në patentën e aplikimit, koncepti i propozuar do të lejojë që pajisja të riparohet vetë, pa ndërhyerjen e përdoruesit të saj, raporton The Verge, përcjell albinfo.ch.
Riparimi, siç raporton i njëjti burim, do të bëhet në rastet kur ekrani dëmtohet nga nxehtësia apo dëmtimi prej energjisë elektrike përgjatë kohës sa është në mbushës.
Apple ka të ngjarë të jetë duke punuar në një ekran vetëriparues për pajisjet e palosshme. Sipas Patently Apple, patenta u regjistrua në janar të vitit 2020 dhe ajo u botua së fundmi.
Ekrani është planifikuar të jetë me bazë elastomer, të cilat janë plastikë dimensionale të qëndrueshme, por elastikisht të deformueshme.
Plastikat mund të deformohen kur u nënshtrohen ngarkesave tërheqëse dhe shtypëse dhe mund të rimarrin formën e tyre origjinale nën ndikimin e dritës, nxehtësisë ose energjisë elektrike.
Ndër të tjera, sipas Apple, ekrani mund të riparohet vetë derisa është duke u mbushur.
Ekrani nuk mund të përdoret vetëm për iPhone, por edhe për laptopë, tableta ose orë.

Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













