Opinione
Apologjia e dhunës
Shumë bashkëkombas iu gëzuan lajmit të kobshëm të para ca ditëve, kur një individ theri për vdekje ish-gruan dhe shokun e saj, me të cilin kishte një fëmijë. Natyrisht se fenomeni i vrasjes së dyfishtë në fjalë të lë akull dhe se vrasjet pasionante janë fenomen psiko-social që hasen në çdo shoqëri. Mirëpo, ajo që të bën të flasësh me vete, janë komentet e shumë lexuesve që e shpallën hero të ligun morbid. Ekipi i albinfo.ch ka kaluar me orë të tëra duke larguar komentet absurde që uronin aktin që i «zbardhi» fytyrën kriminelit në fjalë dhe që denonconin me fjalët më të ashpra dhe barbare që mund të imagjinohen për të ndjerën shqiptare që kishte lënë burrin. Për lexuesit, gruaja meritonte vdekjen, bashkë me ashikun në fjalë, dhe se vrasja ka qenë përgjigjja e duhur për të «larë» fytyrën e ish-burrit në fjalë.
Një shembull tjetër i afërt ishte akti i shëmtuar i vrasjes me thikë të gocës 20-vjeçare nga babai, në Australi. Çka mund të jetë në botë më e shtrenjtë se jeta e fëmijës tënd? Nderi? (siç)
Nuk është hera e parë ku në kronikat e verdha vjen në shprehje një konsensus i gjerë mbi pranimin e dhunës (lexo dhunës ekstreme që merr jetë) si mjet për të zgjidhur çështje personale, por edhe kolektive. Predispozitat ndaj dhunës në shoqërinë shqiptare janë të mëdha, por edhe perceptimi i dhunës si zgjidhje e problemeve patjetër duhet të ndryshojë. Shtrohet pyetja se si të kuptohet kjo kuazi tendencë e menjëhershme e dhunës, pa kërkuar asnjë lehtësim moral ndaj akteve tmerruese të mësipërme apo manifestimeve të tjera të dhunës ditore që raportohen në mediet shqiptare? Në fakt, për të identifikuar përgjigje adekuate ndaj spirales së dhunës në shoqërinë tonë, duhet kërkuar arsyet që çojnë raportet shoqërore drejt dhunës.
Raporti ndaj dhunës duhet të perceptohet para së gjithash si një reflektim i një shoqërie që ka përjetuar dhunë, madje dhunë ekstreme në historinë e saj, qoftë në okupimet apo regjimet politike të mëhershme, të cilat kanë ushtruar pushtetin me ushtrim kontrolli më intim të mundshëm, presione më të ndryshmet, dhunës masive, burgimeve, ekzekutimeve, diferencimit etj. Reflektim i dhunës si mënyrë e preferuar e ndryshimit është po ashtu edhe mobilizimi i shpeshtë politik shqiptar që shpërthen në dhunë.
Mirëpo, dhuna si përgjigje legjitime gjen po ashtu burim në të ashtuquajturat tradita kanunore shqiptare, të cilat edhe pse kanë humbur substancën e tyre në miksitetin socio-kulturor bashkëkohor shqiptar, vazhdojnë të mbeten referencë nën hije për të arsyetuar akte absurde të marrjes së jetës të dikujt tjetër.
Nëse marrim shembuj të shumtë të viktimave, të vrasjeve në vitet e fundit, numëruesi i tyre i shpeshtë është gruaja shqiptare. Këtu edhe dhemb dhëmbi, ngase dhuna reflekton konservatizmin shqiptar ndaj lirisë së gruas, e cila në fakt perceptohet si objekt, e cila i takon burrit. «Burrat që vrasin gratë, Shqipëria e para në Evropë», ky ishte titulli i djeshëm i një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Pra, një ndër përgjigjet më urgjente është të fillojë një kampanjë e gjerë e edukimit në shkolla dhe familje, që të ndryshohet perceptimi ndaj femrës shqiptare. Vetëm kështu mund të frenojmë manifestimet më se të shpeshta të dhunës ndaj gruas dhe të bëjmë që ato të mos perceptohen si akte burrërie, por qyqarie. Dhunës në përgjithësi në shoqëri, e sidomos ndaj gruas, pra apologjisë së dhunës duhet t’i vijë fundi, jo me fjalë koti, por me një investim masiv dhe kampanja nga institucionet edukative dhe shtetërore shqiptare, duke konsideruar barazinë gjinore si vlerë kombëtare.
Dr. Bashkim Iseni, themelues i platformës Albinfo.ch dhe ligjërues në Universitetin e Friburgut
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












