Lajme
Apel shqiptarëve të Maqedonisë në Austri: Regjistrohuni! A e keni harruar tokën tuaj?
Regjistrimi i popullsisë së Maqedonisë së Veriut po vazhdon me intensitet të lartë në Zvicër, Gjermani, Itali dhe në vende të tjera.
Numri i përgjithshëm, sipas Entit për Statistikë, deri më tani është 160.519 qytetarë.
Por ajo që bien në sy është se mërgimtarët nga Austria janë regjistruar në numër të vogël.
Faqja “Don’tYou20%me”, nëpërmes një statusi ka reaguar për të mobilizuar popullatën shqiptare që është në Austri të vetëregjistrohen.
“TAG Shqiptarët e Austrisë që janë në “gjumë” për regjistrimin! A e keni harruar tokën tuaj?”, thuhet në statusin e “Don’tYou20%me”.
Ndryshe, përpos shumë personaliteteve shqiptare nga fusha të ndryshme, lutje për regjistrim drejtuar shqiptarë nga Maqedonia Veriore, iu ka bërë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarë, Zijadin Sela, i cili pos tjerash ka thënë:
“Regjistrohu dhe mos hiq dorë edhe kur regjistrimi bllokohet për të qindtën herë, dhe pasi të regjistrohesh sensibilizo ata që s’janë regjistruar që ta bëjnë të njëjtën. Ndihmo dhe inkurajo ata që mund të kenë hequr dorë nga regjistrimi. Regjistrohu dhe dëshmo se nuk shkulesh lehtë nga dheu ku ke mbirë, regjistrohu dhe dëshmo se nuk heq dorë nga toka e babës dhe gjuha e nënës”, ka thënë mes tjerash Sela në video-mesazhin e tij, përcjell albinfo.at.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra











