Lajme
Apel mërgimtarëve: Kujdes nëse udhëtoni këtyre ditëve përmes Serbisë
Edhe pse nuk gjendemi në kulmin e ndonjë sezoni të vajtje-ardhjeve të mërgimtarëve tanë, megjithatë një pjesë e konsiderueshme e tyre lëvizin edhe tani nga perëndimi drejt vendlindjes dhe anasjelltas, përcjell albinfo.ch.
I madh është numri I mërgimtarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që vazhdimisht udhëtojnë nëpër Serbi. Për këtë arsye Diaspora e Bashkuar Shqiptare u bën apel mërgimtarëve që mundësisht në këtë situatë të udhetojnë përmes Kroacisë dhr Malit të Zi, transmeton Lideri.mk.
“Vrasjet në Serbi këtyre ditëve janë bë si lloj mode tek të rinjtë, e këtë e vertetojnë edhe vetë mediumet serbe. Për këtë arsye u bëjmë apel mërgimtarëve tanë që deri në qetësimin e kësaj situate të lëvizin me kujdes, ose nëse nuk e kanë patjetër, të mos lëvizin fare nëpër Serbi. Kemi rrugën përmes Kroacisë dhe Malit të Zi e cila ndoshta është pak më e ngadalshme, por në këto momente është shumë më e sigurt”, thuhet në apel.
Ndryshe, i dyshuari për vrasjen e 8 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve në afërsi të Mlladenovcit në Serbi është arrestuar.
Siç raporton RTS ai është arrestuar në afërsi të Kragujevcit.
Sipas raportimeve sulmuesi qëlloi mbi njerëz me një armë automatike, pasi pati një debat me një oficer të policisë, në një park në fshatin Dubona.
21-vjeçari dyshohet se ka vrarë policin dhe më pas ka vazhduar të qëllojë nga vetura në lëvizje me pushkë automatike edhe në fshatra të tjera.
Rreth 600 pjesëtarë të njësive speciale të policisë kanë qenë të angazhuar në operacionin për kërkimin e tij.
Ky sulm ka ndodhur vetëm një ditë pasi një 14-vjeçar vrau tetë nxënës dhe rojën në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd. (Lideri.mk)
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












