Lajme
Apartamenti më i lirë në Zvicër, 570 franga
Studimet e fundit flasin për një rritje të numrit të banorëve në Zvicër, por edhe për një mungesë të ndërtimeve, kjo sipas studiuesve duhet të trajtohet me emergjencë. Megjithatë ky fenomen është i shprehur vetëm në qytetet e mëdha, si Cyrihu e Gjeneva.
Një situatë krejt ndryshe është në rajonet e tjera të Zvicrës. Në një reklamë që ka identifikuar gazeta “SonntagsZeitung”, apartamenti më i lirë është 570 franga, e kostot shtesë arrijnë rreth 125 franga. Por, ky apartament me katër dhoma që është i lirë tash e pesë muaj është në Perrefitte pranë Moutier në Jura Bernese.
Për të gjithë ata që duan të zhvendosen qiraja e parë është falas. Apartamenti ka pesë muaj që është bosh për shkak se kërkesa po bie në këtë rajon dhe po shtohet në tjerat.
Perrefitte mund të arrihet në tridhjetë minuta me makinë nga Biel, Bern dhe është një orë e gjysmë me makinë deri në Cyrih. Transporti publik është disavantazh, pasi autobusi për në stacionin Moutier shkon rrallë./ SonntagsZeitung
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra












