Lajme

Anulohen disa fluturime në aeroportin e Prishtinës

Tri fluturime që kanë qenë për Prishtinë janë drejtuar për në aeroport të Shkupit, ndërsa një për në Tiranë

Reshjet e pandërprera të borës ka bërë që në Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të anulohen tri aterime, ndërsa nga 12 fluturimet e parapara, janë realizuar vetëm pesë prej tyre.

Zëdhënësi i aeroportit, Altin Ahmeti ka thënë për Kosovapress se tri fluturime që kanë qenë për Prishtinë janë drejtuar për në aeroport të Shkupit, ndërsa një për në Tiranë.Ahmeti ka thënë se ato fluturime që kanë mund të kryhen janë realizuar, ndërsa katër janë anuluar.

“Pesë fluturime janë kryer sot. dy janë anuluar, ndërsa dy janë drejtuar për në Shkup dhe një për në Tiranë. Edhe dy fluturime kanë mbetur për t’u kryer, por kjo varet nga dukshmëria, ndërsa pista është e pastër dhe aeroporti është i hapur”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe gjatë ditës së sotme kanë qenë të parapara të kryhen 12 fluturime.

Bora e pareshtur gjatë ditëve të fundit dhe mjegulla ka bërë që të ketë vështirësi në komunikacionin ajror, por edhe atë rrugor. Kjo gjendje do të vazhdoj edhe për disa ditë të tjera në vend. /Albinfo&Kosovapress/