Integrimi
Ansambli “Vatra” me koncert në shënim të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit
Muaji nëntor është muaji me emblematik tek i cili kujtojmë datat më të shquara të krenarisë kombëtare. Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Ansambli “Vatra” në Cyrih organizoni program artistik, me këngë e valle, poezi si dhe pjesë teatrale.
Manifestimi u mbajt në Schlieren të Cyrihut dhe të ftuar ishin shumë miq, mysafirë dhe figura nga sfera të ndryshme të jetës, shkruan albinfo.ch.
Programi i manifestimit ishte mjaft i pasur. Të pranishmit patën rastin të shohin në skenë artistë, aktorë dhe valltarë që shpalosën artin e tyre.
Në fjalën përshëndetëse para të pranishmeve, Shaban Haliti, anëtar i kryesisë së ansamblit “Vatra” tha se kjo festë na bënë emocional sa here që vjen, krenaria e shqiptarëve sillet rreth kësaj feste dhe flamurit kombëtar. Kombi shqiptar rriti trima e trimëresha të cilët nuk kursyen as jetën për të mbajtur gjallë kombin dhe flamurin kombëtar. Ai në fund uroi që shekujt e ardhshëm kombin shqiptar, mos ta përballin me vuajtjet të cilat i përjetuam në shekujt e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Një fjalë rasti pati edhe udhëheqës i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati i cili duke uruar festen e flamurit, tha se „Dëshiroj që ju të mbani gjallë frymën dhe vlerat tona kulturore në shtetin ku sot jetoni”. Kastrati shtoi se, kombi shqiptar sot është më i fuqishëm si asnjëherë më parë. Kjo na bënë të ndihemi krenarë me të dy shtete shqiptare, me Shqipërinë në NATO, me Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian si dhe Kosovën po ashtu me hapa të rëndësishme në këtë drejtim.
Në skenë u ngjitën valltarë e valltare të shumtë të cilët krijuan një atmosferë vërtetë të këndshme, duke shfaqur vlerat e kulturës sonë kombëtare. Të pranishmit i emocionoi edhe aktori i njohur Çun Lajqi, i cili u paraqit me një prej poezive të tij. „Ne ishim ilir, dardan, alban” i cili ngjalli emocione të shumta në mesin e të pranishmëve. Pjesë e programit ishte edhe aktorët me pjesë teatrale nga grupi „Studio Aktrimi“.
Kishte edhe këngë nga këngëtarët Gjon Ukaj, Berat Shala. Pjesë e manifestimit ishte edhe kolegji “Mehmet Akif”, nga Kosova.
Foto: Armend Berisha







E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











