Tematike
Anketa e spitaleve universitare tregon si duket seksi te të rinjtë zviceranë
16 për qind e grave shprehen se janë ngacmuar ose dhunuar. Te burrat kjo shifër është 2.8 për qind, përcjell albinfo.ch
Një anketë e spitaleve universitare në Lausanë dhe Cyrih tregon si duket marrëdhënia seksuale e të rinjve në Zvicër. Marrëdhëniet anale dhe gojore janë në numër të madh, kurse çdo i shtati ka pasur marrëdhënie homoseksuale, shkruan blick.ch.
Në anketë kanë marrë pjesë 7142 të rinj të moshave nga 24 deri 26 vjeç. Rezultatet janë si vijojnë:
-Pesë për qind janë akoma të virgjër. Ndërsa shumica kanë pasur mes dy dhe shtatë partnerë seksualë.
– 14 për qind kanë pasur marrëdhënie me gjininë e njëjtë.
– 96 për qind kanë provuar seksin oral.
– 49 për qind e burrave dhe grave kanë provuar seksin anal.
– 53 për qind e grave kanë pasur seks, edhe pse ata nuk e kanë dashur një gjë të tillë. Te burrat kjo shifër është dukshëm më e vogël, 23 për qind.
– 16 për qind e grave shprehen se janë ngacmuar ose dhunuar. Te burrat kjo shifër është 2.8 për qind.
– Çdo i treti burrë ka shqetësime funksionale gjatë seksit, 17.5 për qind bëhet fjalë për ejakulim parakohe. Çdo e nënta grua ankohet për shqetësime funksionale.
-Vetëm një përqindje e vogël kanë praktikuar seks në grup ose kanë marrë medikamente për të shtuar kënaqësinë seksuale.
Nga studimi është vërtetuar se një pjesë e madhe e të rinjve ndjekin rrjetet online të filmave pornografikë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














