Lajme
Anija shqiptare shpëton 140 refugjatë në detin Egje
Anija shqiptare, Oriku, pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, ka shpëtuar 140 emigrantë afganë e sirianë

Anija shqiptare, Oriku, pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, është përballur ditët e fundit me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm. Ekuipazhi shqiptar ka ndihmuar që të zbresin të sigurt në tokë 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë, shkruan Top-chanel.
Në bashkëpunim me rojen bregdetare turke dhe greke, anija “Oriku”, pjesë e operacionit të NATO-s “Sea Guardian”, brenda 3 ditëve ka asistuar në shpëtimin e 4 gomoneve ku udhëtonin të rritur e fëmijë.
Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga Forca Detare e shqiptarëve, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit