Koronavirusi: çast pas çasti
Anglia nga sot fillon me një etapë të re
Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në transport, por edhe në dyqane

Të gjitha bizneset janë autorizuar të rihapen sot në Angli në kuadër të një faze tjetër të lehtësimit të masave kufizuese, vendimtare për ekonominë e vendit, goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.
Vetëm bizneset e gjykuara thelbësore, si tregjet ushqimore dhe farmacitë kanë qendruar të hapura gjatë gjithë fazës së kufizimit, dekretuar në fund të marsit për luftën kundër pandemisë.
Në total, rreth 42 000 persona të testuar pozitiv me COVID-19 kanë humbur jetën në vend.
Duke marrë shkas nga ulja e numrit të të vdekurve dhe shtrimeve në spital, qeveria filloi të lehtësojë masat në Angli dhe autorizoi në fillim të qershorit rihapjen e pjesshme të shkollave si dhe tregjeve në hapësira të hapura dhe koncesionarëve të automjeteve, transmeton ATSH.
Sot, do të jenë mijëra biznese “jo thelbësore” si dyqanet e veshjeve, librave apo produkteve elektronike, që do të mund të hapen, si dhe kopshtet zoologjike, parqet, kinematë drive-in dhe vendet e kultit, por vetëm për lutje individuale, përcjell albinfo.ch.
Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në transport, por edhe në dyqane.
“Njerëzit mund të bëjnë blerje me besim”, deklaroi kryeministri Boris Johnson, gjatë një vizite në një qendër tregtare në lindje të Londrës, ku ai vëzhgoi masat e vendosura.
Kjo rihapje e dyqaneve është e rëndësishme për ekonominë e Britanisë së Madhe, që është goditur rëndë kriza si pasojë e pandemisë. PBB-ja e vendit u ul me 20,4% në prill.
Bizneset me pakicë jo-thelbësore punësojnë 1,3 milionë persona dhe kontribuojnë me 46,6 miliardë funta në ekonomi çdo vit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me studim për Kalanë e Mitrovicës...
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026