Futboll
Anglia e mposhti Kosovën 2-0
Kosova U21 ka pësuar humbjen e parë në kualifikimet për Euro 2021, duke u mposhtur 2-0 nga Anglia U21
Kosova U21 ka pësuar humbjen e parë në kualifikimet për Euro 2021, duke u mposhtur 2-0 nga Anglia U21, sfidë e vlefshme për Grupin 3.
Pas dy fitoreve në Grupin 3 të kualifikimeve për Euro 2021, Kosova është njoftuar me humbjen.
“Dardanët” bën lojë të mirë në KCOM Stadium në Hull, por Anglia u tregua më e vëmendshme dhe realizuan dy herë në portën e Kosovës.
Rezultati u zhbllokua në pjesën e parë.
Ishte mesfushori i Mancvhester City, Phil Foden, ai që shfrytëzoi një huti në mbrojtjen e “Dardanëve” duke shënuar për 1-0 në minutën e 25’.
Në pjesën e dytë, Kosova tentoi me të gjitha forcat për të gjetur golin e barazimit dhe me këtë rast, harroi paksa mbrojtjen duke pësuar edhe golin e dytë në fund të takimit.
Ishte sërish mesfushori i Mancvhester City, Phil Foden, ai që realizoi për “Tre Luanët”.
Kujtojmë se Kosova është detyruar të bëjë zëvendësim në minutën e 34’. Sulmuesi, Lirim Mema u lëndua dhe lëshoi fushën e lojës për Arbnor Muja.
Në fillim të pjesës së dytë, për shkak të dëmtimit në fund të pjesës së parë, nuk doli në fushë as Mirlind Daku, në vend të tij u inkuadrua në lojë Valdrin Mustafa, por që nuk ia dolën të ndihmojnë Kosovën shkruan Gazeta Ekpress, percjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












