Lajme
Angli: Një mesazh në “Whatsapp” i kushton shqiptarit 2 vite e 4 muaj burg
Një shqiptar, me inicialet U.P, ishte liruar së fundmi nga një burg në Angli, teksa u rikthye menjëherë dhe u dënua me 2 vite e 4 muaj. Kjo ndodhi vetëm për shkak të një gabimi se kë ka përfshirë në një grup të ri në WhatsApp dhe çfarë mesazhi i ka dërguar.
Vetëm dy javë pas lirimit nga burgu, ai dërgoi një mesazh në grup me ofertën për shitje dozash kokaine, duke shtuar edhe një emoji dëbore, e cila përdoret si kod për kokainën, raporton UKNIP, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, ai përfshiu gabimisht në këtë mesazh edhe numrin e telefonit të oficerit të shërbimit të provës, tek i cili duhej të paraqitej çdo javë.
Pasi u njoftua për mesazhin, policia bastisi shtëpinë e tij në Ipswich, ku u sekuestruan kokainë, peshore dhe 1,255 paund para cash.
Ky gabim nuk kaloi pa u komentuar edhe nga gjyqtarja gjatë shpalljes së vendimit. Gjyqtarja Nicola Talbot-Hadley e kritikoi duke thënë se ai “nuk është një kriminel i sofistikuar” dhe e quajti “veçanërisht budallallëk” faktin që i dërgoi mesazh oficerit të tij të provës.
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













