Shkurt.ch
Angela Martini në Cyrih
Top modelja e famshme shqiptare-zvicerane Angela Martini është një nga modelet më të kërkuara
Martini është rikthyer sërish në Zvicër, por këtë herë për marrë pjesë në „Mercedes Benz Fashion Days” në Cyrih. Modelja shqiptare prezantonte bukurinë bashkë me Zoe Torinesi dhe Kristina Bazan. Kjo e fundit ishte kandidate për Miss Zvicra ndërsa Torinesi është e njohur si modele e koleksionit për krishtlindje „Beldona”.
Modelja e famshme shqiptare-zvicerane Angela martini këtë paraqitje në Cyrih po e bën me në kuadër të marrëveshjes së arritur me firmën IMG. Shqiptarja është duke punuar si modele në shërbim të kësaj firme të madhe të marketingut që vepron në mbarë botën. Angela Martini është një supermodele ndërkombëtare dhe tashmë ka rezervuar edhe një fushatë për “Guess” Angela Martini është lindur në Shkodër para 25 vitesh. Ajo ka jetuar në Zvicër, Cyrih, para se të depërtonte në skenat e mëdha të modelizmit në Nju Jork. Në SHBA ajo është aktive edhe si ndërmarrëse duke publikuar koleksionin e saj të parë të kostumeve të plazhit me emrin „Martini Bikini”. Ajo ka punuar edhe me top-modelet më të mëdha të botës si Gisele Bündchen dhe Kate Moss etj.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











