Kultura
Angela Martini e fton Bendrit Bajrën në Los Angelos
Komediani Bendrit Bajra është bërë yll i Facebookut në Zvicër. Me video të shkurtra duke i postuar në faqet e tij në internet ka mbledhur rreth vetes më qindra mijë fansa. Për Bendritin i cili është singël, femra e ëndrrave është pikërisht shqiptarja e njohur po ashtu si modele në Zvicër, Angela Martini. Ajo e ka ftuar në Los Angelos të bëjë një video me të.
Bota e Facebookut është nën këmbët e komikut shqiptar në Zvicër, Bendrit Bajrës. Por sytë e tij kanë vetëm një cak: Angela Martini. “ Me të vërtet një grua e ëndrrave! Me Angelën do të martohesha menjëherë!”, ka thënë Bendriti për “Blick”, transmeton “albinfo.ch”.
Të dy shqiptaro – zviceranët janë takuar së bashku edhe më herët. Gjatë atij takimi Bendriti kishte mbetur i mahnitur nga bukuria e saj. “Ta shohësh drejtpërdrejtë Angelën është edhe më e bukur. Aspak nuk është mendjemadhe”, thotë kështu shitësi i auto pjesëve dhe kolumnisti i gazetës Blick am Abend.
Por për ta takuar Bendriti edhe një herë femrën e ëndrrave të tij, e hapur është edhe Angela. “Bendriti është një “Teddybar” (Ari prej pelushi)”, shprehet Martini. “ Të kaloj disa orë me të, është vërtet zbavitëse” raporton gazeta zvicerane.
Ndërkohë Angela i bën ftesë Bendritit që ta vizitojë në Los Angelos . “
Unë e ftoj përzemërsisht Bendritin këtu në Los Angelos që të vijë dhe ta xhirojmë një video së bashku”, përcjell “albinfo.ch”.Por ajo e ka një kusht. “Ai duhet të sjellë çokollata me vete”.
Bendrit Bajra po ashtu është pjesë e një serie verore (dokumentare) “A1 – Die Raststätte” e cila transmetohet në SRF.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











