Kosova
Analistët perëndimorë për Al Jazeera: Skenar i orkestruar ku përfitues janë Prishtina dhe Beogradi
Arrestimi i politikanit serb nga qeveria e Kosovës nga shumë analiza shihet si skenar i “orkestruar” për të përfituar politikanët e tanishëm, shkruan fillimisht televiioni më i madh arab “Al Jazeera”.
Marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit janë tensionuar pas arrestimit të ministrit serb, Marko Gjuriq. Ky i fundit u fut në Kosovë, pa miratimin e autoriteteve të Prishtinës dhe përkundër paralajmërimit të disa hershëm. Nga arrestimi mbetën të plagosur rreth 30 persona, ndërsa në mëngjesin e ardhshëm gazetat serbe zienin me titujt “luftë”, “kaos”, dhe “terror”, ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e quajti “provokim” sjelljen e Beogradit.
Një skenar i orkestruar
Shumë analistë politik të perëndimit, ngjarjen e Mitrovicës së Veriut e paraqesin si një skenar të orkestruar.
“Punë e mbarë, Kosova dhe Serbia, i përkushtohen dhunës, dhunuesi arrestohet dhe lirohet, gjithçka ndodh me orar për kohën e lajmeve të mbrëmshme,” shkruan analisti politik nga Londra, Eric Gordy.
“Arrestimi i Gjuriqit ishte vetëm një shkas për të nxitur zgjedhjet e reja në Kosovë, ndjekur nga përçarja e Vetëvendosjes? Çudi,” shkruan njohësi austriak i ballkanit Florian Bieber.
Pala kosovare dhe serbe kërkojnë ti tregojnë botës së ata janë faktori kyç për paqen dhe luftën në rajon, ndëra me vendime jo popullore ata kërkojnë të rrisin kredibilitetin patriotik, përcjell albinfo.ch.
“Nëse ka pasur një marrëveshje të fshehtë mes dy qeverive është e pamundur të vërtetohet, por nga incidenti kanë përfituar të dyja palët. Pala serbe mund të shtojë kërkesat kundrejt qeverisë së Kosovës, pas sjelljes së “paarsyeshme” të Prishtinës, ndërsa qeveria e Kosovës e kreu arrestimin pak ditë pas demarkacionit ku nga nacionalistët u paraqit si tradhti dhe shitje territori. Andaj, të dyja qeveritë ndjehen si fitues,” vijon më tej Bieber.
Studiuesi i shkencave politike, Jasmin Mujanovic, i specializuar kryesisht për Europën juglindore thotë: “Mendoj se Beogradi po bën gjithçka me forcën e saj, për ti treguar BE-së se dialogu me Kosovën është i pamundur.”
Këshilli për Marrëdhëniet e Jashtme (CFR), parashikon tensione në Ballkan përgjatë 2018.
Kryesisht, CRF thotë se “tensione të shtuara ose dhunë ekstremiste në Ballkan do rezultojë me jo stabilitet politik dhe kryengritje me arme.”
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









