Shkurt.ch

Amstrong pranon se me doping i ka fituar medaljet

Lance Armstrong ka pranuar për herë të parë publikisht se ka përdorur doping për të përmirësuar performancën e tij në çiklizëm

Në një intervistë për emisionin e famshëm të Oprah Winfrey, çiklisti me famë botërore ka rrëfyer se të 7 turet e Francës të fituara prej tij i ka marrë në sajë të dopingut që bënte para çdo gare.

Ish-çiklisti ka zgjedhur këtë mënyrë për të zbrazur gjithë gënjeshtrat e fitoreve të tij spektakulare në turin e Francës nga viti 1990-2005, ndërsa për 13 vjet me radhë kishte mohuar çdo akuzë në lidhje me këtë fakt.

Por Armstrong saktësoi se hera e fundit që përdori drogë ishte në vitin 2005 dhe nuk i përdori substancat stimuluese në rikthimin e tij në vitin 2009 e 2010.

Armstrongut iu hoqën të gjithë titujt e fituar, pas raportit të Agjencisë Anti-Doping në tetorin e kaluar dhe iu ndalua që të marrë pjesë në garat e çiklizmit.

Ai humbi pothuajse të gjithë sponsorët e tij dhe u largua nga fondacioni bamirës kundër kancerit ‘Livestrong’, që e themeloi vetë në vitin 1997