Shqipëria
Amnesty International: Marrëveshja për dërgimin e migrantëve në Shqipëri, e paligjshme
AI: Marrëveshja e Italisë për strehimin e azilkërkuesve në Shqipëri, shqetësuese dhe e paligjshme
Fillimisht, Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International thotë se: “Individët e shpëtuar nga autoritetet italiane në det, përfshirë ata që kërkojnë siguri në Evropë, janë nën juridiksionin italian dhe nuk mund të dërgohen në një vend tjetër përpara se të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil dhe rrethanat individuale”, përcjell albinfo.ch.
Në një reagim pas njoftimit se udhëheqësit e Italisë dhe Shqipërisë kishin arritur një marrëveshje për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e migrantëve të shpëtuar në det nga anijet italiane, zonja Elisa De Pieri, me organizatën Amnesty International, tha se personat e shpëtuar në det nga autoritetet italiane janë nën juridiksionin italian. Ajo tha se ligji është shumë i thjeshtë për t’u kuptuar dhe se migratët nuk mund të dërgohen në një vend tjetër përpara se të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.
Kjo marrëveshje ka të bëjë me rikthimin, një praktikë, e cila është e ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar dhe evropian dhe për të cilën Italia është dënuar tashmë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Marrëveshja është e paligjshme, e papërshtatshme dhe duhet të anulohet, tha zonja Elisa De Pieri, me organizatën Amnesty International.
“Italia pretendon se personat e ndaluar do të mbeten nën juridiksionin italian, por realiteti është se marrëveshja do të përdoret për të anashkaluar ligjet e Italisë, BE-së dhe ligjin ndërkombëtar. Kjo mund të ketë pasoja shkatërruese për azilkërkuesit, të cilët mund t’u nënshtrohen ndalimeve të gjata dhe shkeljeve të tjera, jashtë kontrollit të autoriteteve të drejtësisë italiane”.
Komisioni Evropian tashmë e ka bërë të qartë se ligji i BE-së për azilin nuk mund të zbatohet jashtë kufijve të bllokut.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











