Futboll
Rrahmani, i lumtur që i bashkohet Napolit, nuk e harron Veronën
Është bërë e ditur se mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, do t’i bashkohet Napolit sapo të përfundojë sezoni. Lojtari i Veronës është blerë nga Napoli në muajin janar për 14 milionë euro. Sipas gazetës prestigjioze italiane “Corriere dello Sport”, Rrahmani po pret me padurim të veshë fanellën blu, ndonëse vijon ta cilësojë klubin e Veronës si një klub ambicioz, pa të cilin nuk do të mund të ishte pikasur dot në fushë, përcjell albinfo.ch.
“Kur mbërrita këtu, kisha vetëm një objektiv: të kuptoja kufijtë e mi, deri ku mund të arrija. Interesimi i Veronës ishte i papritur, unë isha në bisedime me klube të tjera të huaja, por para mundësisë për të ardhur në Itali lashë mënjanë të gjitha opsionet e tjera. Vetëm Seria A do të mund më tregonte realisht se çfarë vlere kisha në të vërtetë”, thotë mbrojtësi kosovar.
“Propozimi i Napolit nuk ma ndryshoi qëndrimin. Kur erdhi oferta, fola menjëherë me trajnerin Juric. Ai donte të fliste me mua, më tha që nëse unë pranoja, do të më duhej ta garantoja dhe t’i premtoja të njëjtin rendiment. Mendoj se jam treguar njeri i besës”, shprehet Rrahmani.
“Unë njoh vetëm një mënyrë sjelljeje, profesionalizmin, i cili pa dyshim përfshin shumë angazhim. Kam kaluar shumë kohë këtu dhe ditën që do të largohem dëshiroj të them lamtumirë në mënyrën e duhur. Jam profesionist dhe më është dhënë mundësia për të luajtur në një klub që ka ambicien për t’i shkuar në fund të gjitha garave. Është një mundësi që e pranova me kënaqësi, por pa harruar se kush më lejoi që të mund ta shfrytëzoja atë”, përfundon futbollisti.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











