Lajme

Amerikanët në garë për PTK-në

Posta dhe Telekomi i Kosovës ënjtë një aset shumë i rëndësishëm në Kosovën e pasluftës. Madje është konsideruar si njëra ndër kompanitë që ka sjellë më së shumti përfitime, ndërsa interesimi i saj është rritur pas vendimit të qeverisë për të privatizuar atë, kryesisht pjesën e telefonisë mobile Vala.  Në garën për të privatizuar PTK kanë shprehur interesim disa kompani, në mesin e tyre edhe  “Albright Capital Management Llc”, kompania e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Siç raporton TCH, ajo kryeson listën për të blerjen e 75 për qind të aksioneve.Ndërkohë në garë janë edhe shtatë kompani të tjera vendëse dhe ndërkombëtare, aksionarët e të cilave janë të njohur në Kosovë. Përveç zonjës Albright interesim për investime në Kosovë ka kohë që kishte shprehur edhe ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark.  Kompanitë të cilat kanë aplikuar për privatizimin e PTK-së: Albright Capital Management LLC  (Shtetet e Bashkuara të Amerikës); Avicenna Capital LLC në konsorcium me Twelve HORNBEAMS (Mbretëria e Bashkuar, Poloni ); Columbia Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani); Elkos LLC (Kosovë); Geni Capital (Luxemburg); M1 International Limited (British Virgin Islands); Monaco Telecom International SAM (Monaco);Turkcell ( Turqi).