Lajme
Amerika pas njohjes nga Izraeli: Do të qëndrojmë përkrah Kosovës
Në një njoftim të fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar zyrtarizmin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit, e cila u arrit të hënën në kuadër të marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Uashington, transmeton albinfo.ch.
Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit, përmes një postimi në Twitter, është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta përkrahin Kosovën përgjatë rrugës drejt integrimit në instancat euro-atlantike.
Sipas tij, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ndihmon në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit për të dyja vendet.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për zyrtarizmin e marrëdhënieve diplomatike. Dje ishte një ditë historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në të dy vendet.
Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të fuqishme. SHBA-ja do të qëndrojë përkrah Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik”, ka thënë Price.
Megjithatë vendimi që Kosova të vendosë Ambasadën në Jerusalem nuk i ka pëlqyer fare Bashkimit Evropian. Zëdhënësi Peter Stano një vendim të tillë e ka cilësuar si të “vendim fatkeq”.
Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të hënën, më 1 shkurt 2021, përmes një ceremonie virtuale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














