Bota
Amerika do të vendosë tarifë ndaj mallrave europiane
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se do të vendosë tarifë ndaj mallrave të Bashkimit Evropian që kapin vlerën e 11 miliardë dollarëve.
Zyrtarët e SHBA-së të hënën e bën publike listën paraprake të mallrave që do t’i nënshtrohen tarifës. Aty përfshihen që nga pjesët e aeroplanëve deri të djathi, verërat dhe ullinjtë, transmeton rtk, përcjell albinfo.ch.
Kjo listë do të jetë subjekt i komenteve publike në pritje të vendimit të arbitrazhit të Organizatës Botërore të Tregtisë.
Shtetet e Bashkuara që nga viti 2004 pretendojnë se Bashkimi Evropian po subvencionon kompaninë për prodhimin e aeroplanëve Airbus duke shkaktuar kështu efekte negative në prodhuesin amerikan të aeroplanëve Boing.
Organizata Botërore e Tregëtisë vendosi majin e kaluar se BE-ja në fakt kishte dhënë disa subvencione të paligjshme për Airbus, duke dëmtuar prodhuesin amerikan Boing.
Në anën tjetër, BE-ja pretendon se edhe Boeing-u ka përfituar nga mbështetja e ngjashme e qeverisë amerikane.
Shtetet e Bashkuara presin që arbitrazhi i Organizatës Botërore të Tregtisë gjatë muajve të ardhshëm të vendosë përfundimisht për këtë çështje.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














