Kosova
Ambasadori zviceran kërkon përfundim të mirë të dialogut Kosovë-Serbi
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, ka thënë se shpreson që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të ketë një përfundim të mirë.
Ambasadorri zviceran në një prononcim për KosovaPress ka thënë se për të arritur një përfundim të mirë kërkohet guxim dhe ambicie.
Kolly tha se Zvicra është duke kontribuar maksimalisht që të gjendet një ujdi në dialog me njohje të ndërsjellë mes dy vendeve.
“Sigurisht se kemi shumë shpresë se dialogu do të çojë në një rezultat pozitivë. Në kuadrin e përpjekjeve të BE-së, ne gjithashtu po ofrojmë ndihmën tonë. Ne jemi në kontakt të ngushtë me Qeverinë këtu në Prishtinë, siç jemi edhe në kontakt të ngushtë me qeverinë e Beogradit, dhe sigurisht, shpresojmë që më në fund ky dialog të ketë një përfundim të mirë”, tha Kolly.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt









