Integrimi
Ambasadori gjerman: Shqiptarët duhet të shohin perspektivën në atdhe
Prej gushtit të këtij viti, Peter Zingraf është në krye të Ambasadës Gjermane në Shqipëri
Në një intervistë për “Monitor”, ai nënvizoi qëndrimin pozitiv të Bundestag-ut gjerman dhe Qeverisë Federale për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe shpjegoi se si ky vendim pozitiv do ta sillte Shqipërinë më pranë BE-së në standard dhe konkurrueshmërinë.
Ambasadori është njohur më nga afër edhe me disa nga projektet gjatë një udhëtimi në rajonin e Shkodrës, ku bashkëfinancuese është edhe qeveria gjermane.
Për sa i përket emigracionit, ambasadori Zingraf është shprehur se po përpiqen që nëpërmjet projekteve në Shqipëri, të përmirësojnë kushtet e jetesës dhe perspektivën për të ardhmen. Megjithatë, në vitet e fundit, është rritur interesi i shqiptarëve për qëllim punësimi.
“Vitet e fundit, ne shohim rritje të interesit të shqiptareve dhe shqiptarëve për të shkuar në Gjermani për qëllim punësimi. Në vitin 2017, ne kemi aprovuar rreth 3.500 viza, ndërsa në vitin 2018 ato ishin pothuajse 5.000. Ne nuk kemi njohuri për mundësitë e suksesit në sigurimin e një kontrate pune në fusha specifike. Të gjithë personat që aplikojnë te ne paraqesin një kontratë pune, të siguruar tashmë. Personalisht do të dëshiroja që ky emigracion të mos ishte një rrugë vetëm me një drejtim, por që shqiptaret dhe shqiptarët në Gjermani të mblidhnin përvoja të vlefshme, të cilat të mund t’i sillnin më pas në atdheun e tyre”, ka thënë ambasadori Zingraf, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












