CH-Ballkani
Ambasadori Sabri Kiçmari promovon libër për Kosovën
Ambasadori Sabri Kiçmari promovon librin “Republik Kosova - Staatsgründung und Sozialstruktur” në Vjenë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike të Vjenës organizojnë promovimin e librit në gjuhën gjermane me titullin “Republik Kosova – Staatsgründung und Sozialstruktur”. (Shqip: “Republika e Kosovës- themelimi i shtetit dhe struktura sociale”) të ambasadorit të Republikës së Kosovës në Australi dhe Zelandë të Re, Dr. Sabri Kiçmari. Libri, i cili është botuar nga shtëpia botuese austriake “United p.c”, do të promovohet të enjten, më 2 korrik, në Akademinë Diplomatike të Vjenës.
“Ftoheni të merrni pjesë në promovimin e librit “Republik Kosova – Staatsgründung und Sozialstruktur” të ambasadorit të Republikës së Kosovës në Australi dhe Zelandë të Re, Dr. Sabri Kiçmari, në Akademinë Diplomatike të Vjenës, më 2 korrik 2015, në orën 18:00”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Vjenë, raporton albinfo.ch.
Për një fjalë rasti gjatë këtij promovimi të ftuar në panel janë: Gerhard Sailler, ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli, pastaj Johann Günther, Paul Lendvai, Wolfgang Petritsch, ndërkaq promovimi do të moderohet nga Faruk Ajeti, sekretar i tretë në Ambasadën e Kosovës në Austri.
Dr. Sabri Kiçmari ka doktoruar për Shkenca Politike në Universitetin e Bonit në Gjermani. Deri në vitin 2008 para, gjatë dhe pas luftës ai ishte i angazhuar politikisht në luftën për çlirimin e Kosovës, ndërsa deri në vitin 2008 ka punuar edhe si ligjërues në Universitetin e Prishtinës dhe në kolegje universitare në Prishtinë. Pas pavarësisë së vendit, Kiçmari për pesë vjet me radhë ishte ambasador i Kosovës në Vjenë, kurse për më shumë se një vit është ambasador në Australi dhe Zelandë të Re.
15_07_02_Buchpraesentation_Sabri_Kicmari_Kosovo(1)
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt











