Kosova
Ambasadori Pllana zyrtarisht përfundon misionin e tij diplomatik në Austri
Lajmi i publikuar ditë më parë nga albinfo.at, tashmë është edhe zyrtar. Ambasadori i Kosovës, Lulzim Pllana, brenda pak ditësh do të përfundojë misionin e tij diplomatik në Austri
E ndajnë vetëm pak ditë nga përfundimi i misionit të tij diplomatik në Austri. Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, të hënën në mbrëmje, në ambientet e Amasadës së Kosovës ka zhvilluar një takim më bashkëatdhetarët dhe miq austriakë për t’i dhënë lamtumirën e misionit të tij, ndërsa ka falënderuar gjithë mërgatën për bashkëpunim, raporton albinfo.at.
“Prej fillimit të mandatit e kam pasur si qëllim të kemi një bashkëpunim edhe më landet austriake, por edhe më mërgatën tonë këtu në Austri, dhe po ashtu shfrytëzoj rastin t’ju uroj shëndet dhe punë të mbarë ju dhe familjeve tuaja”, thotë ai, teksa shton: “Vazhdoni të kontribuoni dhe punoni ashtu që të na bëni krenarë kudo që të jeni”, ka thënë ambasadori Pllana.
Ai ka thënë se, edhe pas largimit, ambasada do të jetë e mbushur me kolegë të tij, të cilët do të vazhdojnë bashkëpunimin me mërgatën dhe që bashkërisht të jeni një pasqyrë e mirë edhe për komunat ku jetoni, por edhe për vetë shtetin austriak.
Më tej, ambasadori Pllana u shpreh se, misioni i tij do të vazhdojë në Prishtinë, përkatësisht në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, ndërsa nuk ka preferuar të përmendë emrin ambasadorit të ri të Kosovës në Austri, kjo për shkak të rregullave procedurale.
Për bashkëpunimin e ndërsjellë, ambasadorin Pllana e falënderoi këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger; në emër të bashkësive fetare shqiptare në Austri: Don Nikson Shabani, misionar në Kishën Katolike Shqiptare në Austri si dhe Vahidin Behluli, kryetar i Komunitetit Shqiptar Mysliman në Austri. Në emër të politikanëve shqiptarë në Austri, ambasadorin e falënderoi Shefqet Balaj, asamblist në Komunën Horn, ndërkohë më mirënjohje e nderuan Anton Marku nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, Antigona Elshani nga Shoqata e Mësuesëve Shqiptarë në Austri “Naim Frashëri” si dhe Don Nikson Shabani nga Kisha Katolike Shqiptare në Austri.






Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












