Futboll
Ambasadori norvegjez, fans i Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur ambasadorin norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, në një takim, siç e cilëson FFK-ja, “tejet miqësor”.
Ademi e ka njoftuar ambasadorin Sjaastad me zhvillimin e futbollit në Kosovë, duke filluar nga ligat në të gjitha grupmoshat e deri te ekipet kombëtare, pastaj rreth projekteve në përmirësimin e infrastrukturës në partneritet me UEFA-n e FIFA-n, por edhe institucionet shtetërore, si dhe rreth projekteve të ndryshme për zhvillimin e futbollit të të rinjve, femrave dhe të gjitha etniteteve që jetojnë në Kosovë.
Ndërkaq, ambasadori Per Strand Sjaastad u shpreh i lumtur për sukseset e Kosovës në futboll, si në Ligën e Kombeve, ashtu edhe me rezultatet pozitive dhe paraqitjen e shkëlqyeshme në dy ndeshjet e para të këtij viti kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.
“Gjithmonë në ndeshjet që i luan Kosova jam në mesin e fansave, sepse si ish-futbollist i grupmoshave të reja në Norvegji, e shijoj më shumë suksesin tuaj në mesin e tifozëve. Përkrahja ime për ju dhe institucionin që ju e drejtoni do të jetë e vazhdueshme, sepse po i jepni kënaqësi dhe krenari popullit tuaj dhe jo rastësisht jeni storie e suksesit jo vetëm në Kosovë, por edhe në UEFA e FIFA”, ka theksuar me këtë rast ambasadori Sjaastad, shkruan Ksp, përcjell albinfo.ch.
Në fund të takimit, Ademi ia ndau ambasadorit norvegjez si dhuratë një fanellë të Kombëtares së Kosovës si dhe një plaketë me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e falënderuar njëherësh që çdo herë është i pranishëm në ndeshjet e Kosovës dhe po i jep përkrahje futbollit tonë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë Kosovari në SHBA futet me armë të mbushur në aeroplan, arrestohet -Pamje...
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri