Integrimi
Ambasadori Mehmet Elezi përfundon misionin në Zvicër
"Dëshiroj të falënderoj përzemërsisht shqiptarët dhe qytetarët me prejardhje shqiptare që punojnë e jetojnë në Zvicër, për bashkëpunimin e shkëlqyer me ambasadën gjatë këtyre viteve", thotë në mesazhin e tij z. Elezi
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Mehmet Elezi me 17 Nëntor 2013 përfundon misionin si ambasador në Konfederatën Zvicerane e në Principatën e Liechtensteinit dhe kthehet në Tiranë.
Në mesazhin për bashkatdhetarët në Zvicër ambasadori Elezi thekson:
Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë për mua të përfaqësoj Shqipërinë në një vend të zhvilluar, demokratik e miqësor si Zvicra.
Dëshiroj të falënderoj përzemërsisht shqiptarët dhe qytetarët me prejardhje shqiptare që punojnë e jetojnë në Zvicër, për bashkëpunimin e shkëlqyer me ambasadën gjatë këtyre viteve. Kemi pasur mirëkuptim të plotë për domosdoshmërinë e integrimit të shpejtë në shoqërinë zvicerane, duke përfituar sa më shumë prej vlerave të kësaj shoqërie dhe duke kontribuar për lulëzimin e mëtejshëm e pasurimin kulturor të saj. Dhe po ashtu për domosdoshmërinë e ruajtjes së gjuhës shqipe e të vlerave kombëtare shqiptare, që përbëjnë pjesë autentike në mozaikun e shumëngjyrshëm të kulturës e qytetërimit europian, thekson ambasadori Elezi në përshëndetjen e tij.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












