Lajme
Ambasadori Malaj në televizionin zviceran mbi eksodin kosovar
rts (Televizioni publik i Zvicrës në gjuhën frënge) - lajme qendrore, 19 shkurt 2015
Prezantuesi i lajmeve: Kosova ka shënuar 7 vjetorin e pavarësisë të saj. Qe disa javë, banorët të këtij shteti tentojnë të lëshojnë vendin e tyre në mënyrë masive, kryesisht në drejtim të Gjermanisë. Është një eksod i shkaktuar nga gjendja ekonomike, dhe i shfrytëzuar nga rrjete të trafikantëve.
Reporteri: Kosova sapo ka festuar 7 vjetorin e pavarësisë të saj por mbrapa buzëqeshjeve mungon vullneti, entuziazmi. Në një atmosferë të një shpartallimi ekonomik, më shumë se 20 mijë kosovarë kanë lëshuar shtetin e tyre që nga fillimi i vitit. Dhjetëra autobusë i presin në Prishtinë për çdo ditë
Një kosovar: Po shkojmë sepse nuk mund të gjejmë punë. Nuk ka ardhmëri këtu, asgjë. Ku janë politikanët që janë të thirrur me u marr me popullin e tyre? Ata do të duhej të na shohin këtu, por janë ulur nëpër zyre të tyre.
Reporteri: Itinerari është preciz, sepse nga viti 2013 kosovarët mund të shkojnë në Serbi pa viza Ata shkojnë në qytetin kufitar të Palic, ku rrjete të trafikantëve i përcjellin për në Austri dhe Gjermani. çmimi i udhëtimit, nga 400 deri ne 2000 euro për person. Shpeshherë ata ndalohen gjatë rrugëtimit të tyre, sikur në këtë rast në Budapest, ku paraqesin kërkesën për azil për në Hungari. Në muajin janar 13000 kërkesa për azil janë paraqitur në këtë shtet,ndërsa 3630 në Gjermani, 1029 në Austri dhe 112 në Zvicër.
Naim Malaj: Njerëzit kanë kuptuar që në Zvicër nuk e kanë asnjë shans për të ardhur dhe për të paraqitur një kërkesë për azil
Reporteri: Megjithatë, në shumë shtete evropiane sikurse në këtë rast në Gjermani, gjasat për të fituar një leje qëndrim janë gati të pamundura.
Naim Malaj: Për ne është e dhimbshme të shohim këta të rinj të cilët bien në këtë kurthe të thashethemeve, te elementeve mafioze, duke shpresuar qe në Evropë do të gjejnë një jetë më të mirë. Por pasi të vijnë njëherë njerëzit e kuptojnë që gjendja është krejt ndryshe, dhe një pjesë e madhe prej tyre ka filluar te kthehet në Kosovë.
Reporteri: 40% të kosovareve jetojnë në varfëri dhe papunësia tejkalon 35%. Kosova është i vetmi shtet i rajonit banorët e të cilit nuk kanë mundësi të lëvizin lirshëm në hapësirën Schengen, një gjendje e cila shtyn qytetarët e saj që të përdorin të gjitha mundësitë për të dalë jashtë, dhe të bien pre të mafies e cila premton vende të punës fiktive.
http://www.rts.ch/play/tv/le-19h30/video/le-kosovo-vit-un-veritable-exode-dans-une-atmosphere-de-debacle-economique?id=6557435le-kosovo-vit-un-veritable-exode-dans-une-atmosphere-de-debacle-economique?id=6557435
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












