Kosova
Ambasadori i Zvicrës: Në Ministrinë e Jashtme të rekrutohen njerëzit më të mirë që ka Kosova
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, u ka sugjeruar institucioneve të Kosovës që të kujdesen që në Ministrinë e Jashtme të rekrutojnë njerëzit më të mirë.
Në një debat të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) të premten, me temën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”, ambasadori zviceran tha se politika e jashtme e një shteti ka ndikim te secili qytetar i Kosovës.
“Nuk është ministri për energji ose për rregullimin e rrugëve (infrastrukturë), ku nevojiten shumë para, edhe Ministria e Punëve të Jashtme ka nevojë për shumë para, por janë shumë të rëndësishëm njerëzit që punojnë në këtë ministri. Në këtë kuptim, rekrutimi i njerëzve më të mirë, është shumë jetik për këtë ministri”, tha ambasadori Kolly, përcjell Albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, diplomati zviceran tha se një proces tjetër shumë i rëndësishëm është edhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












