Kosova
Ambasadori i ri amerikan: Jam shumë i gëzuar që jam në Kosovë
Sot, ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, i ka dorëzuar presidentes Vjosa Osmani letrat kredenciale, përcjell albinfo.ch.
Ai nisi fjalën e tij në gjuhën shqipe: “Unë jam shumë i gëzuar me qenë këtu në Kosovë. Kjo është e vetmja fjalë që unë e di në gjuhën shqipe”.
Hovenier deklaroi se është nder të shërbejë në Kosovë dhe do ta përcjellë përkushtimin e SHBA-së.
“Duhet falënderuar njerëzit e Kosovës që kanë punuar për të ndërtuar një shtet të suksesshëm. Është nder për karrierën time që kam punuar në procese që kanë pasur të bëjnë për Kosovën dhe nder që do të punoj këtu. Ka ende shumë punë për të bërë, si në çdo shtet. SHBA-ja është partnere e qëndrueshme e Kosovës. Do të punojmë me ju, me Qeverinë, me shoqëritë civile, me qytetarët tuaj. Zotimet e presidentes për zhvillimin e institucioneve të pavarura, sistemit gjyqësor, janë shumë të rëndësishme që të ecim përpara drejt institucioneve euro-atlantike. Është fillim i një dialogu dhe është një hap i mrekullueshëm”, ka thënë Hovenier.
Osmani ka thënë se marrëdhënia e ngushtë me SHBA-në mbetet e pandryshuar. Ajo i garantoi ambasadorit se SHBA nuk do të gjejë asnjëherë aleat më të përkushtuar dhe të besuar se sa Kosova.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














