Kosova
Ambasadori i Izraelit: Kosovën do ta njohim në javët e ardhshme

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, ka folur për herë të parë pas marrëveshjes së firmosur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, ku Izraeli ishte një nga temat në marrëveshje.
“Çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është shumë pozitive, pasi mund të zgjidhë probleme që ekzistojnë në Ballkan prej shumë vitesh. Ne e vlerësojmë dhe e mbështesim atë. Fakti që Izraeli është pjesë e saj, është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne, sepse të dy vendet, Kosova dhe Serbia, premtuan, ndoshta dhe firmosën që Ambasada e tyre do të vendoset në Jerusalem. Në rastin e Serbisë nga Tel Avivi në Jerusalem dhe në rastin e Kosovës do ta hapë ambasadën e saj në Jerusalem dhe për ne është një zhvillim shumë i rëndësishëm”, ka thënë ai në një intervistë për Vizion Plus.
I pyetur se kur pritet të ndodhë njohja mes Izraelit dhe Kosovës, ai theksoi se ajo duhet të ndodhë në javët e ardhshme.
“Do të jetë afër, ky është opinioni im, por ende nuk ka një datë”.
Diplomati izraelit në Shqipëri gjatë kësaj interviste potencoi se brenda një kohe të shkurtër Izraeli do të hapë ambasadën në Prishtinë, por sipas tij, që nuk do të ndodhë menjëherë pas njohjes, për shkak të procedurave të Ministrisë së Jashtme.
I pyetur rreth asaj se nëse Ambasada e Tiranës mund të mbulojë dhe Kosovën deri në atë kohë, ai nuk e përjashton një opsion të tillë, madje e cilëson të logjikshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme