Kosova
Ambasadori i Gjermanisë: Deklaratat nxitëse duhet të ndalen, veçanërisht nga Beogradi
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka marrë pjesë në prezantimin e gjashtë projekteve komunitare të mbështetura nga projekti “Nxitja e pajtimit dhe bashkëpunimit ndëretnik” (FIERC), i cili ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin ndëretnik.
Nga ky aktivitet, ai ka thënë se ka parë shumë deklarata nxitëse, sidomos nga Beogradi, gjë që, sipas tij, duhet të ndalohet, shkruan albinfo.ch.
“Është mjaft e vështirë të kthehemi në normalitet pas këtij sulmi terrorist të së dielës, i cili gjithashtu ka pasoja të drejtpërdrejta. Shpresojmë se mund t’i minimizojmë ato në marrëdhëniet ndëretnike. Shpresoj që të gjithë autorët e këtij sulmi të tmerrshëm të dalin para drejtësisë. Kemi parë shumë deklarata nxitëse, veçanërisht nga Beogradi. Kjo duhet të ndalet, sepse nëse vazhdoni, do të reagojnë edhe të tjerët. Ne kemi nevojë që dialogu të vazhdojë dhe të krijojë zgjidhje të prekshme tani dhe pas këtij takimi duhet të shkoj te komandanti i NATO-s, sepse kemi një takim tjetër”, ka thënë ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











