Kosova
Ambasadori hungarez: Asnjë vend i BE-së nuk jep azil për kosovarët
Hoxha dhe Markusz u pajtuan që të përcjellin mesazhin te qytetarët e Kosovës që mos të bien pre e grupeve të ndryshme të krimit të organizuar, të cilët merren me trafikimin e qenieve njerëzore
“Kosova vlerësohet si vend i sigurt i origjinës dhe se asnjë nga vendet e BE-së nuk japin azil për shtetasit e Kosovës”, kështu citohet të ketë thënë ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Laszlo Markusz gjatë një takimi që ai ka zhvilluar me Zëvendësministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, transmeton albinfo.ch.
Në takim thuhet të jetë biseduar edhe për situatën aktuale, me theks të veçantë për lëvizjet migruese dhe mundësinë e keqpërdorimit dhe keqinformimit të qytetarëve, siç thuhet, nga grupet e ndryshme të krimit të organizuar.
Hoxha dhe Markusz u pajtuan që të përcjellin mesazhin te qytetarët e Kosovës që mos të bien pre e grupeve të ndryshme të krimit të organizuar, të cilët merren me trafikimin e qenieve njerëzore, pasi që pa vizë valide nuk mund të kalohet kufiri i Hungarisë dhe se kodi penal i Hungarisë parasheh dënime të ashpra për kalime ilegale të kufirit.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










