Kosova
Ambasadori Hovenier: SHBA është partnere e qëndrueshme e Kosovës
Ambasadori i ri në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se në Kosovë ka ende punë për të bërë, por sipas tij, e ardhmja e shtetit është në duar të udhëheqësve të saj.
Pasi ka dorëzuar letrat kredenciale te presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ambasadori Hovenier ka thënë se është nder i jetës së tij të shërbejë në Kosovë.
Adresimin për media e ka filluar në gjuhën shqipe, duke u shprehur i lumtur që ndodhet Kosovë. Ambasadori amerikan tutje ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë partnerë të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara janë partnere e qëndrueshme e Kosovës dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë dhe përkushtimi që do të bëjë është edhe ai i Ambasadës Amerikane, se para se gjithash jemi miqtë tuaj, jemi në anën tuaj, do të punojmë me ju, me qeverinë, popullin e shoqërinë civile për të avancuar prioritetet tona të përbashkëta”, tha ambasadori Hovenier.
“Ashtu siç presidentja Osmani bëri zotime në Samitin për Demokraci që kanë të bëjnë me zhvillimin e institucioneve të pavarura, gjyqësorit, sundimit të ligjit, që janë shumë të rëndësishme dhe përpjekjet tona të vazhdueshëm për të luftuar korrupsionin dhe për të ndarë drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, drejtësi të barabartë”, ka thënë ambasadori amerikan.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e bekuar që ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë në çdo hap të rrugëtimit të shtetit.
“Ne jemi rritur dhe zhvilluar si vend, si dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, sepse jemi të bekuar të kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë nesh në çdo hap të rrugëtimit tonë. Roli i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është thelbësor për të garantuar që marrëdhënia jonë do të vazhdojë të lulëzojë”, ka thënë Osmani.
Osmani ka shtuar se Kosova beson dhe promovon vlerat, të cilat i përfaqësojnë Shtet e Bashkuara të Amerikës.
Dita e sotme është dita e parë e punës së Hovenier si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Ai është nominuar në këtë post nga presidenti amerikan, Joe Biden, në korrik të vitit 2021.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











