Kosova
Ambasadori gjerman: Marrëveshja e Brukselit të zbatohet si e plotë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit duhet të zbatohen plotësisht.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Rohde ka thënë se moszbatimi i plotë i tyre e dëmton procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton albinfo.ch.
“Plotësisht dakord. Marrëveshjet e Brukselit/Ohrit kanë nevojë për zbatim të plotë. Mosbërja e tij dëmton procesin e dialogut”, ka shkruar ai, duke shpërndarë postimin e bashkëthemeluesit të Nismës Evropiane të Stabilitetit (ESI), Gerald Knaus, i cili ka thënë se Serbia nuk mund ta injorojë një marrëveshje, në të cilën është zotuar se nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Serbia nuk mund të injorojë një marrëveshje ku u zotua se s’do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe pastaj të argumentojë se, për shkak të së njëjtës marrëveshje, Kosova duhet të bllokohet. Kjo thjesht dëmton procesin e dialogut. Serbia bën më mirë të kundërtën: ta respektojë Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit”, ka shkruar ai, duke u shprehur se ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, duhet ta ketë të qartë se procesi i dialogut dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, janë dy çështje të ndara.
Fully agree. Brussels/Ohrid agreements need full implementation. Not doing it undermines the dialogue process. https://t.co/lpbgb433Uv
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 25, 2024
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













