Kosova
Ambasadori gjerman i kundërpërgjigjet Rusisë rreth Kosovës
'Kosova është një demokraci e re e mrekullueshme”
Mbrëmë, ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen, në fjalën e tij në seancën e KS të OKB-së për Kosovën, ka kundërshtuar pretendimet e ambasadorit rus në OKB, Vasily Nebenzja, i cili thotë se nuk ka vend për optimizëm në Kosovë dhe çuditërisht kërkon rikthmin e Serbisë në Kosovë.
Kjo deklaratë e tij ka ngjallur reagime të mëdha në OKB. Sipas ambasadorit gjerman, Christoph Heusgen, një gjë e tillë është e pamundur dhe nuk do të ndodhë asnjëherë.
“Dua t’i them kolegut tim rus se Kosova ka zhvilluar zgjedhje të lira dhe demokratike. Tani Kosova është në fazën e tranzicionit të ndërrimit të pushtetit. Më këtë mund të them së Kosova është një demokraci e re e mrekullueshme”, tha ambasadori gjerman në fjalimin e tij në KS në OKB.
Gjithashtu ai u porositi Ivica Daçiqin që të mos shpenzojë para kot nëpër vende të ndryshme të botës duke lobuar kundër shtetit Kosovës dhe tërheqjes së njohjeve, respektivisht.
Ndryshe, ish-ministri i Sllobodan Millosheviqit, Daçiq, më herët nxori një certifikatë të kohës së okupimit serb në Kosovë ndaj Vlora Çitakut në fjalimin e tij.
Theksohet se ky ishte një gjest i pakuptueshëm nga përfaqësuesi serb, i cili në një mënyrë nënkuptoi ekzistimin e ish-Jugosllavisë, e cila ishte shpërbërë kohë më parë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













