Kosova
Ambasadorët e huaj: Në Kosovë ka ende zyrtarë që marrin mito
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, në hapje të “Javës Kundër Korrupsionit”, ku morën pjesë edhe ambasadorë të tjerë të shteteve të Quintit, ka thënë se në Kosovë ka qeveritarë që marrin mito, e që ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë dhe punësojnë të afërmit e tyre. Ai tha se kjo dukuri duhet ndaluar, shkruan albinfo.ch
“Në Kosovë ka zyrtarë që shpeshherë e vendosin në prioritet çështjen personale, para asaj të shoqërisë. Ka ardhur koha që duhet të veprohet nga transparenca në luftimin e korrupsionit”, ka thënë Kosnetti.
E ambasadori i Britanisë, Ruari O’ Conell, ka thënë se që Kosova të jetë një shtet i fortë dhe i sigurt, duhet ta luftojë korrupsionin, sikur që luftohet në Britani.
Ndërsa, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, theksoi se korrupsioni si fenomen prish imazhin e Kosovës. Ajo ka thënë se një pako e ligjeve për luftimin e korrupsionit është miratuar, por edhe duhet të zbatohet. “Kemi kërkuar nga autoritetet e Kosovës të marrim veprim të rreptë kundër korrupsionit. Ka pasur disa ligje që e mundësojnë këtë, si: ligji penal, ligji i sinjalizuesve që duhet të zbatohen”, theksoi ajo.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










