Maqedonia
Ambasada zvicerane në Shkup e festoi Ditën Kombëtare të Zvicrës
Manifestimi tuboi miqtë zviceranë dhe zviceranët në Maqedoni për të festuar vlerat e përbashkëta të demokracisë, pavarësisë, paqes dhe diversitetit dhe partneritetit afatgjatë mes dy vendeve. Mbi 200 mysafirë u shërbyen me këngë autentike zvicerane, raclette zvicerane dhe verëra zviceran

Javën e kaluar, Ambasada zvicerane në Maqedoni organizoi festën e saj vjetore kombëtare. Ambasadorja Sybille Suter përshëndeti mysafirët e nderit, kryeministrin Zoran Zaev dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare dhe mysafirë nga biznesi, shoqëria civile dhe mediat në Maqedoni.
Në fjalën e saj, ambasadorja Suter theksoi parimet kryesore që tregojnë se angazhimi i Zvicrës përkrahet ndërkombëtarisht: për të promovuar një demokraci të qëndrueshme, sundimin e ligjit, ndihmës për respektimin e të drejtave të njeriut, luftën kundër varfërisë dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Ajo vuri në dukje se Zvicra e ndan shpresën me Maqedoninë, për një botë në të cilën njerëzit mund të gëzojnë një jetë plot mundësi, liri dhe paqe, përcjell albinfo.ch.
Duke njohur ndryshimin pozitiv që Maqedonia ka pësuar gjatë vitit të kaluar, ajo theksoi se përparimi i Maqedonisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian është pranuar nga të gjithë. “Ata kanë treguar se mund të jepet një kohë shpresëdhënëse për Maqedoninë, e cila mund të arrihet vetëm me punë e vështirë. Historia në të gjithë vendin ka ndryshuar nga pesimiste në optimiste, që cila është një parakusht i rëndësishëm për suksesin e ardhshëm”, ka potencuar ambasadorja Suter, njofton Albinfo.ch.
Megjithatë, ambasadorja Suter rikujtoi se mbetet shumë për t’u bërë në drejtim të reformave dhe referendumit të ardhshëm në Maqedoni. “Referendumet e suksesshme kërkojnë një diskutim të thiktë në mes politikanëve dhe komunikimi i sinqertë me qytetarët. Progresi mund të arrihet vetëm nëpërmjet shkëmbimit të pikëpamjeve, planeve dhe bashkëpunim, e jo konfrontimit, dhe përmes kurajos së kohës për të ndryshuar e për të pranuar, në vend se të kritikojnë ose të frikësohen”.
Ambasadorja Suter përfundoi fjalimin e saj me suksesin e programit të bashkëpunimit zviceran në Maqedoni për mbi 25 vute me radhë në fushën e qeverisjes, zhvillimit ekonomik dhe mjedisor dhe përsëriti se Zvicra është e vendosur të mbetet një partner i besueshëm i Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep Mësohet se një operacion i Karabinierëve në zonën e Centro-s, në Genova, çoi në arrestimin e...
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
Jeta në Austri
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri Ndër ngjarjet kryesore të kësaj jave, zbulohet se çfarë do të thonë rezultatet e zgjedhjeve të...
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare