Lajme
Ambasada e Shqipërisë në Itali: Të respektohen masat e urdhëruara
Ambasada e Shqipërisë në Itali së bashku me MEPJ dhe Ministrinë tonë të Shëndetësisë, janë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë italiane dhe Departamentin e Mbrojtjes Civile të Këshillit të Ministrave për masat e përbashkëta për parandalimin e përhapjes së virusit në territorin shqiptar”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Është bërë e ditur se pas bilanceve të fundit në Itali ku konfirmohet se të prekurit me koronavirus po rriten me shpejtësi, ka ardhur edhe një reagim nga Ambasada e Shqipërisë në Itali.
Ambasada njofton se situata po ndiqet me vëmendje dhe në fakt e cilësojnë si emergjente. Sipas tyre, deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të raportuar për infektimin nga koronavirusi.
Sipas tyre informacioni mbi identitetin e të prekurve sipas ambasadës shqiptare në Itali është i rezervuar.
“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali, dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe në Bari po ndjekin me vëmendje situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë.
Deri tani nuk kemi informacion për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet i rezervuar në bazë të normativës evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ambasada e Shqipërisë në Itali së bashku me MEPJ dhe Ministrinë tonë të Shëndetësisë, janë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë italiane dhe Departamentin e Mbrojtjes Civile të Këshillit të Ministrave për masat e përbashkëta për parandalimin e përhapjes së virusit në territorin shqiptar”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Ambasada shqiptare në Itali ka edhe një thirrje për të gjithë shqiptarët të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane.
“U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane në situatën e emergjencës. Ambasada në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari vazhdojnë normalisht punën në shërbim të qytetarëve.
Informime të mëtejshme do të vijojnë në vartësi të zhvillimit të situatës. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano. Konsullata Përgjithshme Në Bari”, thuhet më tej në reagimin e ambasadës.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht














